Lajme

Shiroka-Pula për Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe është dëshmi e qëndresës sonë ndër shekuj

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe të ruajtjes së gjuhës si një nga vlerat themelore të identitetit kombëtar.

Në mesazhin e saj, ajo ka kujtuar 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët u bashkuan në Kongresin e Manastirit më 1908 për të vendosur mbi alfabetin e gjuhës shqipe.

Presidentja ka theksuar se alfabeti është dëshmi e qëndresës dhe e përpjekjeve ndër breza për ruajtjen e identitetit kombëtar.

“Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar”, ka shkruar ajo.

Ajo ka rikujtuar gjithashtu se lufta për liri ishte edhe luftë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe.

“Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm”, thuhet në mesazhin e saj.

Në fund, Shiroka-Pula ka theksuar përgjegjësinë për ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e rinj.

“Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim”, ka përfunduar ajo.

Të Ngjashme