Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kraki: Mirë që u mbyll Ballkani i Hapur bashkë me idetë proserbe të Edi Ramës

Profesori Nezir Kraki ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se Ballkani i Hapur është mbyllur.

Ai shkruan se “mirë që është mbyllur Ballkani i Hapur me idetë proserbe të Edi Ramës dhe seancat lehëse te atyre qe desh na kafshonin sa here ishim kunder serbizimit te Kosoves permes Tiranes zyrtare”.

Postimi në Facebook:

Une erdha sot n’Kosove me perfitu nga te mirat e Ballkanit te hapur por sa dola nga aeroporti me thane se Edi Rama e kishte mbylle « zonen e lire neo-jugosllave ».

Realisht, Ballkanin e hapur Rama e ka kuptu dhe shpresu si zone komode per pazare politike. Tash qe pazaret politike deshtuan, edhe shkembimet tregtare dhe « prospertiteti neo-jugosllav » u harruan. Ishte e ditur dhe e pritur.

Nga ana tjeter, Vuçiqi Ballkanin e hapur e ka ideu si kurth per eklipsimin e Kosoves si shtet dhe ngrirjen e saj si çeshtje apo konflikt te pazgjidhur. Ne kete pike ndihmen me te madhe e ka marre nga Edi Rama. Po po! Sepse është ky Edi Rama qe doli edhe me idene e konferences nderkombetare per Kosoven 15 vite pas pavaresimit te saj nga Serbia.

Nejse…

Mire qe u mbyll Ballkani bashke me idete proserbe te Edi Rames dhe seancat lehëse te atyre qe desh na kafshonin sa here ishim kunder serbizimit te Kosoves permes Tiranes zyrtare.

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual