Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Krasniqi: E kaluara të shërbej si orientim forcimin marrëdhëniet me partnerët

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka kujtuar të gjitha ata që sakrifikuan për liri.
Ai tha se shpreson  që e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen.

Krasniqi ka uruar këtë ditë me kujtimin për qindra e mijëra qytetarë të vendit tonë, të cilët, ndër breza, sakrifikuan gjithçka që patën për liri.

Me nderimin për mijëra luftëtarë të UÇK-së, dëshmorë, invalidë e veteranë, të cilët me heroizimin dhe flijimin e tyre mundësuan dhe shtruan rrugën tonë të drejtë; Me dhembjen më të madhe e të paharruar për martirët, viktimat civile, të zhdukurit, gratë e dhunuara dhe refugjatët – viktima të një sistemi gjenocidal; Me besimin në pastërtinë e luftës për liri dhe në rikthimin e shpejtë të çlirimtarëve tanë në mesin tonë; Me respektin më të lartë për miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët, kur na duhej më së shumti, ishin aty për ne – për të finalizuar përpjekjen shekullore për liri; Me ndjenjën më të thellë të falënderimit dhe mirënjohjes për veprimtarët, intelektualët, të burgosurit politikë, mësimdhënësit, mjekët dhe infermierët, minatorët, artistët, sportistët, mërgimtarët dhe gjithë popullin tonë, pa dallim, që asnjëherë nuk u ndalën së punuari e besuari për këtë ditë; Me shpresën se e kaluara jonë, si popull dhe si shtet, do të shërbejë si shembull e orientim për të kultivuar e forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual