![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/krasniqi-fton-kurtin-te-marre-pjese-ne-kuvend-cka-do-te-ndermarre-qeveria-per-kthimin-e-policeve-tane_648ae5aaf38be.png?resize=649%2C375&ssl=1)
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka cilësuar rrëmbimin e tre policëve në veri nga Policia e Serbisë si akt agresioni kundër Republikës së Kosovës.
Krasniqi tha në seancën e Kuvendit se dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë në veri.
“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë. Është e paekuivoke shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre”, tha kreu i PDK-së.