Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi shkon në Hagë: Keni të fala nga çlirimtarët tanë

Pas gati gjashtë muajsh, sot vizitova përsëri Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli në Hagë.

I gjeta ashtu siç i kisha lënë herën e fundit: me moral të lartë dhe besimplotë në të drejtën e tyre, në të drejtën e Kosovës dhe në të drejtën e luftës së shenjtë të popullit tonë për liri.

Të gjithë bashkëndjejnë dhe jetojnë çdo ditë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve tanë. Ndonëse liria fizike e tyre është e kufizuar, shpirti i tyre mbetet i pathyer.
Fjalët, qëndrimi dhe kurajo e tyre, më bindin në secilën vizitë se të tillë do të mbeten deri në ditën e madhe të rikthimit në atdhe.
Megjithatë, qëndrimi i tyre i padrejtë në këtë vend, vazhdon të na rikujtoj sakrificat dhe çmimin e lartë të lirisë – që populli ynë vazhdon të paguaj edhe pas 25 vitesh.
Keni të fala të gjithë, pa përjashtim, nga çlirimtarët tanë.
Pa dyshim, dielli do të lind përsëri! ☀️🙏