Lajme

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, mori pjesë në takimin e përbashkët me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes dhe Ministren e Drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, zhvilluan një takim me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe me Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë drejtim, u vlerësua rëndësia e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për të garantuar funksionimin e pandërprerë të sistemit të drejtësisë, respektimin e rendit kushtetues dhe zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, bashkëbiseduesit trajtuan çështje që lidhen me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe tema të tjera me rëndësi për funksionimin efikas, profesional dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë.

Të Ngjashme