Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët, të cilët janë shumë të ndjeshëm dhe reagojnë njëlloj si çdo pjesë tjetër delikate e trupit. Por nëse për lëkurën e thatë ka mënyra natyrale për ta zbutur, flokët kërkojnë kujdes më të madh. Pjesa më e madhe e vajzave nuk tregojnë kujdes gjatë periudhës së dimrit me flokët. Shpesh bëjnë gabime të cilat i dëmtojnë shumë ato. Më poshtë janë renditur 5 gabimet që duhet t’i shmangësh gjatë periudhës së ftohtë të vitit.
Larja me ujë të nxehtë
Ndërsa jashtë bën shumë ftohtë, qetësinë duket se e gjen në dush me ujë të nxehtë, por pak janë ato që mendojnë se kjo është shumë e dëmshme për flokët. Sa më i nxehtë të jetë uji në dush, aq më shumë eliminon yndyrën natyrale të tyre dhe u zhduk shkëlqimin. Siç këshillohet nga specialistët, temperatura optimale që duhet të përdorësh në dush është jo më shumë se 45 gradë celcius, aq sa ta ndiesh të nxehtin në lëkurë, por jo sa ajo të skuqet. Natyrisht, nëse mundesh, uji i ftohtë është edhe më i mirë për flokët.
Larja pak minuta para daljes nga shtëpia
