Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kur digjet një shtëpi, merr flakë gjithë lagjia”, Rama për tensionet Kosovë-Serbi: S’do të bëjmë sehir, do t’i lëvizim të gjitha gurët

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe pyetjes nëse po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës sa i përket situatës në veri dhe dialogut me Serbinë. Kreu i qeverisë tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë prekin edhe vendet e tjera të rajonit teksa tha se ‘kur digjet një shtëpi, merr flakë e gjithë lagjia’.

Së pari, ne jemi ekzaktësisht së bashku. Kjo lagje ku ne jetojmë ka kaë shumë ngjitur shtëpitë dhe të ndërlidhura fatet sa po u dogj njëra shtëpi, merr flakë e gjithë lagjia. Ky rajon nuk është as i Kurtit dhe as i Vuçiç dhe ne jemi këtu, ne kemi interesa në këtë rajon, rol në këtë rajon dhe nuk është ndërhyrje në punët e brendshme.

E dyta, thatë drafti është refuzuar. Nga kush? Nuk ia kam çuar as Kosovës dhe Serbisë por Francës dhe Gjermanisë dhe për dijeni presidentit të KE-së. S’kam pritur as të miratohet nga Kosova a Serbia sepse s’e kanë lexuar. As nuk kam pretenduar që të miratohet edhe kur të lexohet, është një kontribut. A do të vlejë apo jo rrugës, këtë le ta shohim por edhe sikur të mos vlejë në fund, është një kontribut për paqen dhe normalizimin emarrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontribut për Kosovën.

Ne jemi dy shtete por një popull. Këtë s’e zhbëjmë dot. Kur thashë që i janë mbyllur dyert e thashë me keqardhje si pasojë e asaj që u paralajmërua. Në fund fare një gjë përsëri dua ta rikthem, Shqipëria nuk është për të bërë sehir në këtë lagje dhe s’ka se si të rrijë pa i lëvizur të gjithë gurët kur sheh që gjëja mund të shkojë për dreq sepse prek të gjithë të ardhmen tonë në sensin e rritjes së ekonomisë dhe mirëqenies.”, tha Rama.