Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar me kritika ndaj rolit të Sami Lushtaku në opozitë, duke thënë se nuk e kishte besuar se ai do të bëhej “shefi i të gjithë opozitës në Kosovë”
Në një postim në rrjetet sociale, Gacaferi u shpreh se është befasuese që shpresat për reformimin e opozitës, sipas tij, po varen nga Lushtaku, duke shtuar se ai po përcakton edhe se kush “guxon” e kush jo të jetë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Pse vjen dita qe Sami Lushtaku të jetë shefi i të gjithë opozitës në Kosovë, kurr se kisha besuar!
Pse vjen dita qe krejt shpresat për reformimin e opozitës n’Kosovë, duhet t’i varim tek Sami Lushtaku edhe k’ta kurr se kisha besuar!
Po edhe pse vjen dita qe Sami Lushtaku, e cakton se kush guxon, e kush nuk guxon me qenë kryetar i LDK’së, kurr se kisha besuar!
