Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti bën publik planin e renditjes të marrëveshjes themelore të propozuar sot në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bëre publik planin e renditjes për zbatimin e marrëveshjes themelore sot gjatë takimit në Bruksel.

Kurti bëri të ditur se ky plan ishte i vetmi në tryezën e takimit mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Ky është plani i renditjes për zbatimin e Marrëveshjes Themelore që propozova sot në Bruksel. Ishte i vetmi propozim në tryezë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më poshtë gjeni planin e renditjes sipas Kurtit