Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Do të angazhohem për të gjithë qytetarët pa dallim e diskriminim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se partneriteti i vendit me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë është me “rezultate të prekshme” në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Më tutje Kurti është shprehur se në kuadër të programit të përbashkët mes MKRS, BE dhe UNDP, së fundmi kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, asete të Kishës Ortodokse Serbe që mbrohen me ligjet e Republikës së Kosovës.

‘’Partneriteti ynë me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë me rezultate të prekshme në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në kuadër të programit të përbashkët mes MKRS, BE dhe UNDP, së fundmi kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, asete të Kishës Ortodokse Serbe që mbrohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Manastiri i Qelisë (Burgut) dhe Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë në Kamenicë dhe Manastiri i Dragancës në Novobërdë, pas ndërhyrjeve që janë financuar nga BE-ja, do të vazhdojnë t’u shërbejnë besimtarëve ortodoksë, komunitetit të gjerë dhe turistëve’’, ka thënë Kurti.