Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti flet sërish për zgjedhjet në veri, tregon hapin e parë që duhet ndërmarrë urgjentisht

 
   

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.

Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve.Theksova se hapi i parë drejt deeskalimit është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë dhe zbatimi i menjëhershëm i Marrëveshjes Themelore deri në zgjedhjet e ardhshme.”, tha ndër të tjera Kurti.

Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçoq, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron.