Lajme

​Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e Kosovës vend kandidat për BE

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi sot me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi, raporton KosovaPress.

Kurti ka falënderuar Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun gjerman.

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim më 15 dhjetor 2022, gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së. Aplikimi nuk ka kaluar ende as në hapin e parë procedural nga Këshilli i BE-së për t’i kërkuar Komisionit Evropian opinionin zyrtar.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat. 

Të Ngjashme