Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kurti në Gjakovë, përkujton dëshmorët Elton Zherka e Përmet Vula

Dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes, por është ditë e ndërrimit të jetës, që i dha jetë e liri popullit tonë. Kështu ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Kurti i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, aty ku prehen përjetësisht “Yjet e Gjakovës”.

Pas homazheve, kryeministri kujtoi se Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën.


Related posts
Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Lajme

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sot, ja çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat

Lajme

Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë

Lajme

Foto/ Identifikohet autori i plagosjes së policit të “Shqiponjave”, Balla: I bëj thirrje të dorëzohet