Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Në komunën e Zveçanit u gjetë fotografia e Putinit, u largua nga Policia e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është duke vazhduar deklarimin e tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën ne Veri.

Kurti ka thënë se kur Policia e Kosovës kur ka hyrë në komunën e Zveçanit, ka gjetur fotografinë e presidentit serb, Vladimir Putin.

E njëjta është larguar nga ndërtesa nga policia.

“Në Zveçan kur është futur Policia jonë ka gjetur fotografinë e Vladimir Putinit. Vladimir Putini nuk është kryetar komune me të cilin është binjakëzu Zveëani, pra problem këtu është I thellë. Ky problem duhet demaskuar e zgjidhur. Edhe fotografia e Putinit nuk është ma në ndërtesën e Zveçanit”, ka thënë Kurti përcjell Insajderi.