Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti për shtesat e FIT: 150 euro nuk është pak

 
   

Kryeministri Albin Kurti gjatë kësaj jave do të takohet me Njësinë Elitare të Policisë për të diskutuar për pakënaqësitë që i kanë këta të fundit.

Lidhur me këtë çështje në një intervistë ka folur vet kryeministri, i cili tha që shtesat që kjo njësi merr nuk është e vogël.

“Unë kam dhënë një qëndrim shumë të qartë, i cili është racional sa i përket shtesave të rrezikshmërisë. Është shtatë kategori me shtesa prej 45 euro deri në 150 euro në muaj. Njësia Spceiale Intervenuese do t’i ketë 150 euro në muaj dhe mendoj se kjo nuk është pak”, u shpreh Kurti.

Madje ai thotë që shtesat e kësaj njësie për kokë banori janë mbi vendet e Evropës Perëndimore.

“Unë do t’i takoj po sa të kthehem, do të thotë këtë javë që vjen dhe kjo 150 euro është.. deri vonë kemi pasur pagën minimale për personat nën 35 vjeç 130 euro, për ata mbi 35 vjeç i kemi pasur 170 euro. Kjo është shtesë e rrezikshmërisë dhe rrezikshmërinë ne do ta zvogëlojmë jo veç me shtesa, por me pajisje gjithnjë e më moderne për pjestarët e Njëisë Speciale Intervenuese për të cilët unë jam shumë mirënjohës për kontributin që japin, por zgjidhja duhet të jetë racionale në Kosovë dhe nëse e shikoni me e krahasu me bruto produktin vendor për kokë banori, është mbi vendet e evropës përendimore”, deklaroi Kurti në intervistë.