![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/kurti-pranon-se-ka-mospajtime-me-veteranet-e-uck-se_6481d0ddb571d.jpeg?resize=850%2C566&ssl=1)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka mospajtime të thella me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre.
Kurti, në seancën e sotme plenare, tha se pozicioni i tyre është që përmes hartimit të një ligji të ri të nis procesi verifikimin për veteranët, derisa nënvizoi se paga minimale është e ndarë prej pensionit të veteranëve.
“Është e vërtet se ka shumë muaj që nuk jemi takuar me përfaqësuesit të organizatave të luftës së UÇK-së, për shkak se ekziston një mospajtim i thellë”, tha ai.
Kjo ishte ërgjigjje epyetjes së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.