Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kurti trim, do votohet dhe 10 vite të tjera”/ Ish-drejtori i policisë zbardh prapaskenat e forta: Ja ku gaboi SHBA

 
   

Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti edhe për 10 vite do jetë politikani më i votuar në Kosovë.

Sipas tij, Kurti është jo vetëm politikani më i shkolluar, por edhe politikani më trim dhe më i vendosur në kauzën e popullit të Kosovës.

“Albin Kurti është udhëheqësi, pas Rugovës, më i shkolluar që ka Kosova, ndoshta s’e ka pjekurinë e diplomacisë por është i vendosur në kauzën e popullit të Kosovës.

Edhe për 10 vite Kurti do jetë politikani më i votuar se është politikani më trim dhe më i vendosur në kauzën e popullit të Kosovës”, tha Prençi.