Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kurti viziton BIK-un për Kurban Bajram: Mirëqenien duhet ta ndajmë, sakrifica ia vlen

 
   

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit.

Nga aty, Kurti tha se të mirat duke i ndarë, shtohen e nuk zvogëlohen, teksa shtoi se të mirat duke i ndarë, bëhen të mira për shumicën e për të gjithë.

“Andaj edhe mirëqenien duhet ta ndajmë, e sakrifica ia vlen. E s’ka ditë më të përshtatshme për ta kujtuar këtë sesa festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti.

Përpara këtij adresimi, Kurti e myftiu Naim Tërnava patën një diskutim disa minutëshe, ku ndër të tjera u fol edhe për çështjen e lirimit të tre policëve.

Kreu i qeverisë e njoftoi myftiun Naim Tërnava se pasditen e sotme për festën e Kurban Bajramit do t’i vizitojë të tre policët e liruar nga Serbia të cilët u kidnapuan gjatë këtij muaji.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së