Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëpunëtorë të tij, ka vizituar familjen Jashari për të shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
Gjatë vizitës, Kurti vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit para dhe gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar rolin e tij në organizimin dhe luftën për çlirimin e vendit.
Në librin e kujtimeve, Kurti shkroi se Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Adem Jashari dhe se do të kujtojë gjithmonë takimet e bisedat me të, duke e përshkruar si një patriot që mbështeste rininë aktive dhe të ndershme.
Ai u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit.
