Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka bërë të ditur edhe emrat e gjashtë personave të vetëm që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit nga ky subjekt politik.
Ajo ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me këta gjashtë kandidatë për deputetë, pasi sipas saj, synim kryesor ka kalimin e pragut.
“Do të garojmë vetëm me gjashtë emra.
Është kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, pastaj janë: Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, dhe unë (Teutë Rrusta)”, ka deklaruar ajo.
