Pas ndarjes së papritur nga jeta të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Halucit, kushërira e tij ka reaguar me një mesazh të fortë dhe emocional, duke sjellë në vëmendje jo vetëm figurën e tij njerëzore, por edhe periudhën e vështirë të përballjes së tij me sistemin e drejtësisë.
Në një dedikim të ndjerë, ajo e cilëson Skënderin “jo vetëm kushëri, por vëlla, shok e mik” dhe shkruan për një njeri që, sipas saj, mbeti fisnik dhe besnik pavarësisht gjithçkaje që përjetoi.
“Jeta e solli atë që as nuk e imagjinoja e as po e besoj dot: të derdhja lot vajtimi e fjalë trishtimi për ty. Kjo, jo vetëm për faktin se askush nuk e priste, por edhe për atë që ishe… një legjendë me shpirt njeriu”, shkruan ajo.
NEWS E frikshme/ Trajneri i njohur përfundon në spital para ndeshjesMë tej, kushërira e tij ndalet te përballjet që Skënder Haluci pati gjatë jetës së tij profesionale dhe shprehet me tone të forta ndaj atyre që, sipas saj, ndikuan në largimin e tij nga sistemi i drejtësisë.
“Janë ata që të dënuan, ata që të vetmuan, ata që të larguan nga sistemi i drejtësisë, ata që të braktisën kur duhej të të qëndronin pranë dhe ata që të ndërruan me një kodosh-shërbëtor të oligarkisë”, shkruan ajo.
NEWS Arka me alkool dhe drogë në burgun e Fierit, “furtunë” procedimesh për zyrtarët e institucionit, zbardhen detajetNë një tjetër pjesë të mesazhit, ajo përdor një gjuhë edhe më të fortë, duke e lidhur fatin e tij me atë që e konsideron një padrejtësi të bërë ndaj tij:
“E pra, nëse do të instalohej Kanuni në plotninë e vet, gjakun borxh për ty na e kanë pikërisht këta mjeranë që të vranë pa gjyq, duke e dobësuar gjer në pushim një zemër fisnike.”
NEWS Rrëshqitje dheu dhe gurësh nga mali, bllokohet rruga në LibrazhdPor përtej zemërimit dhe dhimbjes, mesazhi i saj është mbi të gjitha një homazh për njeriun që, sipas saj, nuk u mposht nga vështirësitë.
“Ka njerëz që mund t’i heqësh nga një detyrë, nga një sistem, nga një zyrë apo edhe nga kjo botë, por nuk mund t’i heqësh nga kujtesa e njerëzve që i kanë njohur dhe i kanë dashur.”
Dhe në fund, ajo refuzon t’i thotë “lamtumirë”, duke zgjedhur një tjetër shprehje:
“A Dieu, Skënder i dashur.
U pafshim pranë Zotit.”
