Aktuale

Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan! (Emrat)

Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake.

Diskutimi për këtë projektligj u bë praninë e mediave, ndërsa pas kësaj erdhi edhe votimi.

Opozita nuk ishte e pranishme në sallë, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve.

NEWS  Rama bëhet objekt humori në Samitin e NATO-s, Rutte ”tallet” me atletet e tij të bardha, ja si reagon Presidenti amerikan (Video)Por, gjatë votimit, tre prej deputetëve të mazhorancës, nuk u shfaqën duke ngritur kartonin jeshil.

Tre deputetët që nuk shfaqen me kartonin jeshil ishin Bledi Çuçi, Ervin Hoxha dhe Elisa Spiropali.

Të Ngjashme