Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka miratuar tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve financiare me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2021, IPA 2022 dhe IPA 2026–2027.
Deputetët kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të marrëveshjes financiare për programin IPA 2021, përmes së cilit mundësohet vazhdimi i procedurave për kontraktimin dhe shfrytëzimin e 22.2 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian.
Edhe marrëveshjet e tjera do të mundësojnë kontraktimin dhe shfrytëzimin e 55.7 milionë eurove mbështetje nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, programi për IPA 2026–2027 parasheh projekte në vlerë të përgjithshme prej 193.856 milionë eurosh. Nga kjo shumë, rreth 180.5 milionë euro janë financim i Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga bashkëfinancimi i Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të tjerë zhvillimorë.
