Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuvendit i propozohen pesë emra për anëtarë të Bordit të Trustit

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se i ka propozuar Komisionit për përzgjedhje të kandidatëve, pesë emra për anëtarë të bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (FKPK-së).

Sipas njoftimit, emrat e propozuar janë: Emanuel Bajra (26,7 nga 30 pikë maksimale), Shpresim Vranovci(26,0 nga 30 pikë maksimale), Mimoza Mustafa (25,7 nga 30 pikë maksimale), Cyril Demaria-Bengochea(20,7 nga 30 pikë maksimale) dhe Trim Shala(20,3 nga 30 pikë maksimale), shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs. Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për antërae të Bordit Drejtues të FKPK-së u përbë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Siç thuhet në njoftimin e BQK-së, si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs.

Andaj, BQK bën të ditur se proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen.

Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që nga fundi i shkurtit.

Ky institucion është pa bord që nga fillimi i marsit.