![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/ky-eshte-22-vjecari-qe-humbi-jeten-teksa-ndihmonte-babain_64987d30b51a4.jpeg?resize=600%2C315&ssl=1)
I riu që shihni në foto është 22-vjeçari, i icli humbi jetën aksidentalisht në Konispol teksa ishte duke punuar me babain e tij.
Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin e tij, mjetin e tyre me stiva bari.
Aksidentalisht, i riu ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.
Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma me e madhe e babait të vet.