Aktuale

Ky është elektriçisti që humbi jetën në Belsh: Dy raste tragjike brenda 24 orëve në qarkun e Elbasanit (EMRAT)

Belsh – Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë paradite në Belsh, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi Klajdi Zekthi, 32 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.

Si pasojë e goditjes elektrike, 32-vjeçari ka humbur jetën. Mjekët kanë tentuar ta reanimonin në vendngjarje, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Të Ngjashme