![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/lajcak-takon-lord-peach-diskutojne-per-dialogun-kosove-serbi_64fa42acb7c5e.png?resize=850%2C571&ssl=1)
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perendimor, Lord Peach.
Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak ka shkruar se me Peach ka diskutuar për përpjekjet e BE-së në diakogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka shkruar se me të dërguarin e Britanisë së Madhe ka shkëmbyer edhe vlerësime për zhvillimet e fundit në rajon.
“Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime për zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në Dialog”, ka shkruar Lajçak.