Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Vrasje me armë në vend, plagoset dhe një kalimtar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.

Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar.

Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj.

Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës./Top Channel

Të Ngjashme