Një lajm i rëndë ka pikëlluar familjen Deva, miqtë dhe ish-kolegët e Ismet Qamil Devës, i cili u nda nga jeta sot, në moshën 60-vjeçare.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët, të zhytur në dhimbje, njoftuan se varrimi do të bëhet të dielën, më 23 gusht 2026, në orën 14:00, në Devë të Gjakovës.
Kortezhi mortor do të niset nga shtëpia e të ndjerit, në rrugën “2 Korriku 1990”, nr. 31, në Gjakovë. Në të njëjtin vend do të mbahet edhe e pamja.
Ismet Deva do të kujtohet me mall nga familja, të afërmit, miqtë dhe njerëzit që e njohën gjatë jetës së tij. Ikja e tij e parakohshme lë pas dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm te më të dashurit e tij.
Familjes Deva, miqve dhe ish-kolegëve të të ndjerit, redaksia e Gazetës Sinjali u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Ismet Devën!

