Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lazim Destani: Faleminderit NATO!

Filantropi e biznismeni shqiptar, i njohur edhe përtej kufinjve tê vendit , Lazim Destani , është shprehur, se çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm, mes faktorit vendor dhe Bashkësisë Ndërkombëtare.

E çlirimi, s’do të mund të arrihej pa miqtë tanë ndërkombëtarë.

Ju kujtojmë , se përpjekja shekullore, sakrifica dhe lufta e pandërprerë e popullit shqiptar për liri, demokraci e barazi, për Kosovën shtet të pavarur, aspiratë e përkrahur nga miqtë e partnerët strategjik të NATO-s, u kurorëzua me fushatën 78 ditshe të sulmeve ajrore ndaj regjimit fashist të Beogradit

Destani me emocion e kujton këtë ditê historike , 12 Qershorin e vitit 1999 , tek në rrjetin e tij social shkruan edhe këto fjalë:

“E kujtojmë me emocion e krenari 12 Qershorin e vitit 1999, ditën kur jo vetëm populli i Kosovës, por gjithë shqiptarët, gëzimi i paparë! Do ta kujtojmë përgjithmonë këtë ditë ashtu siç e ndiem në zemrat tona, si Dita e Çlirimit të Kosovës.
Faleminderit aleatëve tanë Perëndimorë, faleminderit NATO.”

View this post on Instagram

A post shared by Lazim Destani (@lazimdestani)