Lajme

Ligji për Specialen, Krasniqi kundër qëndrimit të LVV-së – ja mesazhi i tij

Alban Krasniqi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka reaguar lidhur me votimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke shprehur kritika ndaj qëndrimit të LVV-së dhe PDK-së.

Krasniqi ka vlerësuar se votimi i këtij ligji nga LVV-ja mund të nënkuptojë një pranim të Gjykatës Speciale, ndërsa ka kritikuar PDK-në për qasjen e saj politike gjatë dy javëve të fundit, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë në Facebook:

Me faktin që LVV po e voton këtë ligj po i bie disi që e pranon këtë gjykatë dhe kjo është tejet e rëndë për secilin aktivist që ka kundërshtuar gjykatën speciale.

Sepse, vet ky far ligji i lodhët nuk e shfuqizon gjykatën speciale të PDKsë.

Dhe ky është çmimi që VV po e paguan sot për tradhëtite e PDK-së dje.

Dhe a po shihni reflektim të PDKsë?

Askund në horizont.

Përkundrazi qe 2 javë po luajnë një lojë tejet të rrezikshme sa me qytetarët dhe kategoritë e luftës aq edhe me faktorin ndërkombëtar.

Të Ngjashme