Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Liridona dhe Naimi kishin një …”/ Dyshimi i ekspertit të kriminalistikës: Familjarët e tyre e dinë

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e Liridona Ademajt, vrasja e saj mbetet e rrethuar nga misteri.

Eksperti i kriminalistikës Mensut Ademi ka ngritur dyshime se familjarët e të ndjerës apo miq të saj, edinë shkakun se përse Naim Murseli vendosi që ta vriste.

Sipas tij, mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur një konflikt që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë. Ai tha se detajet për këtë konflit, Liridona mund t’i ketë shkruar në një ditar, t’ia ketë dërguar dikujt me mesazh apo edhe t’ia ketë treguar dikujt gojarisht.

“Nëse analizojmë deklaratat e vëllait të së ndjerës ose babait të Naimit, ka pasur një konflikt. Sipas të gjitha gjasave, shkakun, jo vetëm në këtë rast, shkaku dihet prej rrethit të afërt dhe rrethi i afërt e para është familja, e dyta është rrethi shoqëror. Shokë, miq dhe familja dinë shumë se cila ka qenë kauza, shkaku, që e ka shtyrë të kryhet kjo vepër penale… Në këtë rast kryerësi dhe viktima kanë lënë gjurmë nëse shohim se ka pasur probleme. Viktima kanë lënë gjurmë. Gjurmët janë diku të shkruara, ose në pajisje elektronike, ose në ditar, ose i dikujt i ka rrëfyer problematikën që kanë pasur personat në fjalë”, thotë ai.