Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Lirohen tre policët që ishin kidnapuar nga policia serbe

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, që ishin kidnapuar më 14 qershor nga policia serbe janë liruar me vendim të Gjykatës në Kralevë.

Lajmin e ka konfirmuar njëri prej familjarëve të policëve të kidnapuar.

Zeka, Sefi dhe Shemi u rrëmbyen nga Njësia Speciale serbe në mënyrë të orkestruar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se policët kufitarë u rrëmbyen brenda kufijve të Kosovës, derisa po kryenin punën e tyre.

Nga ana tjetër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se policët u arrestuan 1.8 kilometra larg kufirit, sipas tij në territorin serb.

Lirimi i policëve ishte kërkuar vazhdimisht nga të gjithë akterët…


Related posts
Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i

Lajme

Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900

Lajme

Nga nesër ulen tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE-së