Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LIVE/ Shi i dendur dhe rrufe, rrezik për përmbytje: Çfarë po ndodh tani në tre qytetet e mëdha të vendit

Reshje të dendura shiu janë duke rënë aktualisht në zonën e Elbasanit, Fierit, Beratit duke bërë që rrugët të mbushen tërësisht me ujë, ndërsa rritet rreziku për përmbytje.

Sipas të dhënave LIVE nga stacionet meteorologjike rajonale, në këto zona intensiteti i reshjeve është tepër i lartë aktualisht, mbi 30mm dhe me rrufe.

Intensiteti i rrufeve gjate minutave te fundit

Pritet që masat ajrore të zbresin më në jug të vendit duke përfshirë para mesnatës Vlorën, Gjirokastrën dhe të gjithë bregun.

Ndiqeni LIVE