Anëtari i subjektit politik Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit Haxhi Avdyli, pas deklaratave të këtij të fundit në një emision televiziv.
Avdyli, i cili së fundmi është rreshtuar politikisht krah ish-presidentes Vjosa Osmani, publikoi disa fotografi duke pretenduar se kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.
Në reagimin e tij në Facebook, Gacaferi përdori tone të ashpra ndaj Avdylit, duke i kujtuar marrëdhënien e tyre të mëhershme politike.
“Doktorr, nigoje mikun tënd ma të mirë që ke pas najherë në politikë, sepse sa herë më ke ngue mirë ta ka qit: Kurr mos e kafsho dorën që të ka ushqy, se mandej… Të flm shumë”, ka shkruar Gacaferi.
Ky reagim vjen në një kohë tensionesh të shtuara në skenën politike në vend, me përplasje të vazhdueshme mes figurave publike lidhur me zhvillimet e fundit politike.
