Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në “fazë tjetër”

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në “fazën tjetër”, raportoi reporteri i Fox News, nga Izraeli Jugor, të premten në mbrëmje.

“Nuk mund të konfirmoj se ka filluar një pushtim tokësor, por një fazë e re ka filluar”, raportoi ai drejtpërdrejt në transmetim.

“Sonte do të ketë forca izraelite brenda Rripit të Gazës” nëse është apo jo një pushtim i plotë tokësor, shtoi ai.

Ai theksoi, se mbrëmja e së premtes është “ndryshe nga çdo natë tjetër që kemi mbuluar”.

Izraeli ka hyrë në javën e tretë të luftës kundër Hamasit pasi “grupi terrorist” depërtoi në vend më 7 tetor, duke gjuajtur mijëra raketa në zona të banuara dhe duke vrarë civilë.

Rreth 8,400 njerëz janë vrarë në luftë nga të dyja palët, duke përfshirë të paktën 1,400 civilë dhe ushtarë izraelitë dhe 33 amerikanë. Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi pretendon se më shumë se 7,000 palestinezë janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 2,913 të mitur. Të paktën 10 amerikanë dyshohet se janë në mesin e 229 personave të mbajtur rob nga Hamasi./teve1.info/

 

 

Tags: