Kryetari i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty tash e disa muaj.
Ai në një intervistë për RTK-në tregoi se kur bisedon më fëmijët e tij ata fillojnë të qajnë.
‘’Ata janë mërzitur shumë, kur bisedojë me ata fillojnë me qajtë’’, ka thënë Hetemi.
I pyetur lidhur me qasjen e SHBA-ve karshi situatës në veri, ai ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por së pari ka respekt për familjen dhe fëmijët e tij.
Hetemi ka folur edhe rreth dorëheqjes për çfarë ka thënë se nuk di nëse ka arsye për ta bërë, pasi sipas tij kjo do ta kthente Listën Serbe në komunë.