Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Lushaku-Sadriu: Bojkotimi i pritjes shtetërore nga ambasadorët e QUINT-it humbje për Kosovën

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas bojkotimit të pritjes shtetërore për Ditën e Çlirimit, nga  ambasadorët e QUINT-it.

Lushaku-Sadriu tha se ata që investuan me gjithë arsenalin për të na çliruar, nuk janë me në për të festuar.

“Ambasadorët e shteteve perëndimore paskan bojkotuar pritjen e presidentes për Ditën e Çlirimit. Ata që intervenuan me gjithë arsenalin për të na çliruar, ata nuk janë sot me ne për të festuar.”, Shkruan Lushaku-Sadriu në Facebook.

Tutje ajo pyeti se “me çfarë të drejte pushtetarët na sollën në këtë pozitë?!”

Sipas saj, kjo është një humbje për Kosovën nga siç tha ajo, “papërgjegjësia, padituria e kryeneqësia e Qeverisë Kurti dhe e presidentes Osmani.”

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së