Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lushtaku mbush Skenderajn me flamuj amerikanë: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt, është shprehur i gatshëm të luftojë sërish për Kosovën në rast se ka nevojë.

Por ai ka thënë se “shpreson që nuk do të ketë nevojë”, në të kundërtën është shprehur i gatshëm.

Këtë deklaratë, Lushtaku e ka dhënë në Frontal të T7.

“Nuk kam qenë në Mitrovicë. Ishalla nuk ka nevojë me shku në Mitrovicë asnjëherë”, tha ai.

“Uroj që kjo të mos ndodhë asnjëherë”, tha Lushtaku, pasi u pyet për mundësinë e luftës.

Komuna e Skenderajt që drejtohet nga PDK-ja ka mbuluar sheshet e qytetit me flamujt amerikanë.

Në këtë mënyrë ata simbolikisht po i përgjigjen Qeverisë Kurti për qasjen ndaj SHBA-ve.