Lajme

Lutfi Bilalli: 12 arsye pse Edi Rama duhet të largohet nga pushteti

Analisti Lutfi Bilalli ka publikuar një shkrim me 12 argumente përse, sipas tij, kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të japë dorëheqje. Bilalli e kritikon për përqendrimin e pushtetit, korrupsionin, emigrimin masiv, presionin ndaj mediave, keqmenaxhimin e institucioneve dhe mungesën e llogaridhënies publike.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për politikat qeveritare dhe ndikimin e tyre në interesat kombëtare.

Shkrimi i plotë:

12-të faktet pse Rama duhet të largohet nga pushteti!

Edvin Kristaq Rama Kryeministri i Shqipërisë (13 vite e 5-së muaj). Karrier pushteti në total 28 vite!!

▪️Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005

▪️Kryeministri i Shqipërisë që prej vitit 2013.

🔳Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare:

▪️Ai nga viti 1998 deri në vitin 2000 ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve .

▪️Kryebashkiak i Tiranës, tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.

-12-të argumentet pse Rama duhet të largohet nga pushteti ( të dorëheqet) :

▪️Ai (Rama) , ka rrezikuar -në nivel të tradhtisë kombëtare-interesin nacional dhe shtetror për një palë të huajë duke iu ofruar bregdet dhe toke ( në jug të Shqiperisë; Sazanin, Zvernecin etj). Poashtu projekti i sponzorizuar nga vetë ai, për “Shtetin Bektashi” është rrezik për fragmentim kulturor dhe fetar brenda shqiptarë.

▪️Përqendrimi i pushtetit: kapjen e institucioneve të pavarura, dobësimin e kontrolleve dhe balancave, dhe personalizimin e skenës politike.

Pushtetet autoritare me jetëgjatësi e dërmojn dhe sjellin buzë falimentimit opozitën !

▪️Sjellja e tij brutale me policinë e tij ndaj protestave të studentëve dhe rinisë (sidomos asaj minore 13-16 vjeçare), ngre akuza faktike për përgjegjësi penale.

▪️Korrupsioni gallopant dhe skandalet qeveritare: Raste të ndryshme korrupsioni, kontratat PPP (Partneritet Publik-Privat) dhe aferat e shumta multimilonëshe janë arsye primare për keqmenaxhim ekonomik.

▪️Emigrimi masiv i popullsisë: Ai (Rama) vazhdueshme është kritikuar lidhet me largimin e të rinjve dhe forcës punëtore nga vendi, e cila vjen si pasojë e mungesës së perspektivës dhe kushteve ekonomike.

▪️Kriminaliteti dhe siguria: Ai akuzohet dhe targetohet si menagjues dhe mbrojtës grupeve kriminale në ekonomi dhe procese elektorale.

▪️Liria e medias dhe hapësira publike: Organizatat vendase dhe ndërkombëtare ngrenë shpesh shqetësime për presionin ndaj gazetarëve dhe kufizimin e zërave kritikë.

▪️Kohëzgjatja e madhe në pushtet: Me katër mandate qeverisëse. Keqperdorimi dhe konsumimi politik dhe qëndrimi i gjatë në post cenon rotacionin demokratik.

▪️Varfëria dhe pabarazia ekonomike: Politikat qeveritare dhe vet politikat ekonomike të Rames kanë favorizuar një grup oligarkësh në dëm të shtresave të mesme dhe të varfra.

▪️Dëmtimi i pushtetit lokal: Duke arritur të forcoi centralizimin e pushtetit dhe kontrollin e plotë mbi bashkitë e vendit, ai ka minuar autonominë lokale.

▪️Sistemi shëndetësor dhe arsimor: Sektorët publikë si shëndetësia dhe arsimi janë cenuarr ekstremisht për mungesë investimesh e standardesh cilësore.

▪️Mungesa e llogaridhënies publike: Ai akuzohet nga oponentet dhe shoqëria civile për mungesë transparence dhe injorim të protestave qytetare

Të Ngjashme