Lajme

Makina përfshihet nga zjarri në Korçë, brenda saj gjendet një person i pajetë

Një persona është gjetur pashenja jete brenda një veture e cila është përfshirë nga zjarri në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, thuhet nga Policia.

Të Ngjashme