ShowBizzz

Mateo feston ditëlindjen, ja surpriza e veçantë që mori nga Brikena

Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, feston sot ditëlindjen, një moment që këtë vit ka marrë një kuptim edhe më të veçantë për të. Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh në reality show-n e njohur, eksperienca në shtëpi i solli një fitore personale që ai vetë e ka cilësuar si më të rëndësishmen: dashurinë.

Bëhet fjalë për modelen nga Kosova, Brikena Selmani, me të cilën Mateo krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pikërisht ajo ka vendosur t’ia bëjë këtë ditë edhe më të paharrueshme partnerit të saj, duke i organizuar një befasi romantike.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe shumë i lumtur, përballë një baneri të dedikuar për ditëlindjen, i rrethuar nga tullumbace festive. Atmosfera duket e ngrohtë dhe intime, duke reflektuar afrimitetin e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Krahas fotos, Brikena ka zgjedhur një dedikim të shkurtër, por me shumë ndjenjë: “U rritsh me mua”, një mesazh që është komentuar gjerësisht nga ndjekësit e tyre.

Të Ngjashme