Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara në trafik brenda 24 orëve

Gjatë 24- orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.