Lajme

Mbi 70 për qind të votave të numëruara në Izrael, blloku i Netanyahut kryeson garën

Më shumë se 70% e votave janë numëruar, sipas komitetit qendror zgjedhor të Izraelit, dhe asnjë bllok aktualisht nuk duket se do të fitojë shumicën në parlamentin e Izraelit.

Blloku i Benjamin Netanyahut ende ka më shumë vota, por numri i vendeve të tij ka rënë në 54, shkruan BBC.

Blloku opozitar i Gadi Eisenkot ka humbur gjithashtu dy vende, duke e çuar pjesën e tij në 47 vende, ndërsa partitë e listës arabe e kanë rritur numrin e vendeve të tyre në 19.

Blloku fitues ka nevojë për të paktën 61 vende në Knesset për të formuar një qeveri me shumicë.

Rezultatet mbeten të përkohshme dhe mund të ndryshojnë ndërsa numërimi i votave vazhdon.

Të Ngjashme