Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mbledhin kanace e pinë kokainë”, përdorues heroine prej 20 vitesh, rrëfehet Klajdi

Klajdi, një përdorues droge që tashmë është kthyer në një bashkëpunëtor të policisë ka rrëfyer në podcastin e Anila Hoxhës, historinë e tij të jetës dhe sfidat për të hequr dorë nga lëndët narkotike.

Klajdi, një përdorues heroine për 20 vite me radhë, i cili ditën që u gjend pa para u rekrutua si shpërndarës për të siguruar të ardhura për dozën.

Ai është arrestuar 3 herë, dhe së fundmi është kthyer në një nga bashkëpuntorët e shumë që policia po i angazhon si blerës të infilturuar për frenuar fenomenin.Intervista e plotë

Anila Hoxha: Klajdi, përshëndetje.

Klajdi: Përshëndetje .

Anila Hoxha: Sa vjec je ?

Klajdi: 44 vjec.

Anila Hoxha: Vazhdon të përdorësh drogë?

Klajdi: Tani kam një periudhë që jam shkëputur , të shohim sa do ta mbajë .

Anila Hoxha: Klajdi, si e nise drogën ?

Klajdi: E kam nisur me kokainën, jashtë shtetit faktikisht. Kam qenë 19-20 vjec. Pastaj kur jam kthyer nga Italia, pas kokainës kam filluar edhe heroinën.

Anila Hoxha: Në Tiranë ?

Klajdi:Po, në Tiranë. Po vete gati 20 vjet që jam përdorues i rregullt i heroinës dhe mbas shumë tentativash të mia tek Spitali Ushtarak, tek Toksikologjiku, jam shtruar disa herë por që herë kam fituar,herë kam humbur , përderisa jam rikthyer prapë. Tani të shohim sa do të arrij ta mbaj . Herën e parë e kam përdorur heroinën, pa e ditur që çfarë lloj droge ishte. Thjesht ma kanë servirur shokët dhe e kam provuar. Të them të drejtën e kam përdorur për një muaj pa e kuptuar, pa e ditur se çfarë lloj droge pi. Me folie, me varakë. Mbasi e kam filluar.

Anila Hoxha: Dhe sa e blije?

Klajdi: Si fillim, më kanë qerasur shokët , pastaj kur kam ngecur në atë, normalisht që e kam blerë me lekë. Dhe kam bërë burg për atë. Arrin një moment që nuk e përballon dot rritjen e dozës, 4 gram-5 gram dita dhe fillon edhe ta trafikosh. Detyrimisht pastaj kalon në nivel tjetër.

Anila Hoxha: Sa burg ke bërë, Klajdi?

Klajdi: Kam bërë 4 vjet burg.

Anila Hoxha: Për shpërndarje?

Klajdi: Po, për shpërndarje. Duke qenë edhe përdorues , por më tepër dmth, detyrimisht shpërndarës u bëra në atë kohë flas sepse nuk e përballoja dot gjendjen ekonomike duke blerë 4 -5 gram dita, e rrita shumë dozën e konsumimit.

Anila Hoxha: Shokët e tu ishin përdorues apo shpërndarës?

Klajdi: Shokët e mi ishin përdorues . Pastaj detyrimisht kjo nuk ka një gjë statike, dmth. mund të jesh një periudhë vetëm përdorues pastaj kalon në nivel tjetër bëhesh përdorues dhe shpërndarës , pastaj kalon prapë vetëm në përdorues. Është një gjë dinamike , si mund ta quaj?

Anila Hoxha: Tani je edhe përdorues dhe shpërndarës apo vetëm përdorues?

Klajdi: Tani nuk jam as shpërndarës as përdorues, kam hequr dorë.

Anila Hoxha: Nga të dyja ?

Klajdi: Nga të dyja. Sot është problem i lekut , i keshit.

Anila Hoxha: Se kuptoj. Sa kollaj e gjen?

Klajdi: Shumë kollaj.

Anila Hoxha: Ne shkojmë tani. Ku mund të gjejmë ?

Klajdi: Në cdo vend , në cdo cep të Tiranës, mund të blihet.

Anila Hoxha: Policia cfarë bën?

Klajdi: Policia i merr masat , i bën punët e veta. Por që kapen ata që shesin , mbas atyre do të dalin të tjerë. Detyrimisht që policia punën e bën, ka një zanafillë që nuk ka fund.

Anila Hoxha: Dhe sa kushton një dozë heroine?

Klajdi: 10 mijë lekë (të vjetra). Një dozë është 1/5, 1/6 e gramit .Shumë gjë e vogël. I vete 60-70 mijë lekë grami (të vjetra). Ta llogarisësh në gramë.

Anila Hoxha: Po kokaina?

Klajdi: Kokaina shkon tek 100 mijë lekëshi (të vjetra). Një gram kokainë e ndaj në 3 doza , 0.33 . Disa e shesin 30 mijë lekë ( të vjetra) , disa 40 mijë lekë (të vjetra) . Vete midis 100- 120 mijë lekë grami.

Anila Hoxha: Ke qenë pjesë e rrjeteve të shpërndarjes së drogës apo …?

Klajdi: I kam bërë të gjitha në jetë.

Anila Hoxha: I nisim. Çfarë ke bërë?

Klajdi: Çfarë skam bërë?! Detyrimisht që unë , nga do i nxirrja, sepse unë nuk pija vetëm 5 doza.

Anila Hoxha: Për heroinë?

Klajdi: Po, për heroinë . Unë pija me hundë. Unë pija 4-5 gram në ditë .Pastaj mund të pija edhe një gram kokainë.

Anila Hoxha: Cilat kanë qenë momentet e tua më të vështira gjatë përdorimit të heroinës?

Klajdi: Momentet e lënies… Momentet kur kam bërë burg që e kam lënë, që i kam kaluar ato sikletet .

Anila Hoxha: Pse të arrestuan? Ku po shisje?

Klajdi:Në flagrancë. Në zonën “e Bllokut”. Faktikisht skam qenë vetëm.Kam qenë me një person tjetër. Dhe në shtëpinë e tij jemi kapur.Të them që shpërndaja përditë dhe disa persona më manipuluan do ishte një ekzagjerim. Normalisht që e merrja tek dikush dhe e shpërndaja për interesat e mia.

Anila Hoxha: Dhe sa fitoje në ditë?

Klajdi: Fitoja mjaftueshëm. Hiqja shpenzimet e mia. Mos ti hyja në borxh dikujt .

Anila Hoxha:Nuk kthehet përdorimi i përdoruesve në një shfrytëzim nga ata që drejtojnë rrjete të shpërndarjes së drogës?

Klajdi: Po, do isha dakord, nëse do kapej ai kryesori i rrjetit. Ai që furnizon shpërndarësin.Sepse ai që furnizon shpërndarësin , unë të siguroj që ai nuk e pi fare drogën. Është tjetër nivel. Do ketë gjithmonë krijime të tilla të shpërndarësve , përdoruesa që kapen, dalin arrestohen , ngelen në burg por kryesorët mbeten gjithmonë të paprekur. Sepse nuk kapen dot. Jo, sepse policia nuk ka dëshirë ti kapë. Tani bëni një resume, kur bëhet goditja që kapen 300 veta cdo 3 muaj në Tiranë . Janë bërë “2 Tempull” deri tani , tani pritet të bëhet “Tempulli 3” . Nuk dmth që janë kapur të gjithë. Dmth është kapur një pjesë e mirë, një pjesë e madhe. Po qysh në momentin që janë kapur 100 veta, të jesh e sigurtë 100 të tjerë kanë dalur brenda javës . 2-3 nga ata i kam patur shokë.

Anila Hoxha: A ke patur shokë përdorues që kanë ndërruar jetë nga droga ?

Klajdi: Njëri ka vdekur nga ata, ka djalë. Tjetri nga overdroza. Shumë persona kanë vdekur , shumë fare.

Anila Hoxha: Përdorues heroine apo kokaine?

Klajdi: Heroine dhe kokaine.

Anila Hoxha: Po kokaina, si shpërndahet në Tiranë dhe në qytetet e tjera ?

Klajdi: Si shpërndahet edhe heroina ashtu shpërndahet edhe kokaina.

Anila Hoxha: Me doza apo në lokale?

Klajdi: Me doza. Ka njerëz që e shpërndajnë në lokale , ka njerëz që e shpërndajnë në rrugë . Ka njerëz që vijnë ta servirin, ta sjellin në shtëpi. Ka njerëz.. Ka lloj-lloj mënyrash.

Anila Hoxha: Po si ta sjellin në shtëpi ?

Klajdi: Ka njerëz që kanë pikë. Që hapin një lokal ose një tabakino që shesin cigare dhe aty kur të japin paketë të japin edhe copën e mallit.

Anila Hoxha: Po heroina si shpërndahet?

Klajdi: Heroina pak më ndryshe. Nëpër lagje periferike ose.. dmth nuk ta sjell tjetri ty me makinë, do vesh ti gjithmonë tek pikat , tek zonat ku shpërndahet.

Anila Hoxha:Në cfarë zonë të Tiranës, shpërndahet heroinë?

Klajdi: Në të gjitha zonat.

Anila Hoxha: Që janë tipike?

Klajdi : Pak a shumë zona më e madhe, dmth që kanë qenë gjithmonë problematike është kjo zona nga Shkolla e Bashkuar , Allias, Kinostudio. Ky pellgu këtu ka qenë gjithmonë problematik. Po kokaina?

Klajdi: Kokaina në të gjithë Tiranën. Po thashë gjithë Tiranën, dmth duke filluar nga Astiri, Kombinat, Bllok, Tiranë të Re, në…. Unë kam parë , kam rastisur që pinë kokainë me bidon dhe ata që mbledhin kanace . Dhe kjo është një absurd. Kjo është një cmenduri. Të pi një njeri që ska bukë të hajë kokainë, është cmenduri. Diku e pinin vipat , tani e pinë cdo ..

Anila Hoxha:Je duke thënë për krapin?

Klajdi: Për krapin. Kraku , kokainë është, por që pihet . Kur e zien i heq komplet papastërtitë dhe pi vetëm ajkën.

Anila Hoxha: E di familja që përdorje drogë?

Klajdi: Po, po e di . Gjithmonë e ka ditur në fillim. Unë faktikisht tani kam disa kohë që nuk përdor më .

Anila Hoxha: Sa herë ke tentuar ta lësh drogën?

Klajdi: Unë ato herë që kam tentuar e kam lënë të them të drejtën. Po problem është që e kam lënë 2- 3 vjet deri 4 vjet por problemi është mbasi asaj periudhe e kam rifilluar prapë.Ky është problem. Jam shtruar tek Zihni Sula.

Anila Hoxha: Sa kohë je shtruar?

Klajdi: Vajta kohë që nuk kam qenë më tek ai.

Anila Hoxha: Sa qëndrove aty ?

Klajdi: Herën e fundit , 2 javë. Pak muaj kam që e kam lënë.

Anila Hoxha: Cfarë të bën më shumë përshtypje përsa i takon përdorimit të drogës në Shqipëri dhe shpërndarjes?

Klajdi: Që njerëzit nuk i tremben më ligjit. Bëjnë blerje fiktive nga burime të sigurta në bashkëpunim me prokurorinë , të autorizuara ,që normalisht edhe nga prokuroria.Ti ke mbaruar edhe si shpërndarës. Je për burg. Dhe sikur kur të vijë dita që do arrestohesh dhe të mos të të gjejnë gjë me vete, ti ke mbaruar. Shumica e përdoruesve nuk e kanë qejf ta përdorin drogën , kanë ngecur. Do të të tregoj një sekret. Ka qenë një periudhë e imja , nuk dija ku ta blija e kisha lënë faktikisht nuk e pija, nuk dija ku ta blija sepse nuk kisha njohje ngaqë kisha ardhur nga jashtë. Mbas 4 vjetësh dhe thashë shyqyr që nuk njoh njeri. Isha një moment i qetë. Rastësisht më del përpara një i njohur . Kisha vite. Që pasi më doli ai, u fika. U preva. Sepse e dija që do më fuste në lojë prapë.

Anila Hoxha: Si ua shpërndaje drogën ?

Klajdi: E shpërndaja, nuk pyesja. E shpërndaja vetë me makinë. Qe dicka që e zgjodha vetë ta bëja me dëshirë .

Anila Hoxha:Sa shpërndaje dhe cfarë drogë shpërndaje?

Klajdi: Të dyja i shpërndaja unë. Edhe kokainën dhe heroinën.

Anila Hoxha: Të vinte keq pë ata që…?

Klajdi: Unë helmoja edhe veten time . Kur smë vinte keq për veten time. Është një pyetje retorike . Dihet se kush është përdorues .

Anila Hoxha: Si dihet ?

Klajdi: Dihet, se njihen. Po zë një shembull. Unë jam shpërndarës. Unë njoh 5 veta që janë klientë të mi. Këta të 5 secili nga këta më sjell 2-3 klientë të tjerë të rinj. Këta 2-3 të tjerë sjellin nga 2-3 të tjerë .

Anila Hoxha: Një metastazë e madhe.

Klajdi: Po , zinxhir. Kështu funksionon.

Anila Hoxha: Si të arrestuan?

Klajdi: Këtë dua të them unë. Kur shteti do, të fik. Nuk të lë . Nuk më kapën asnjë gjë mua. Thjesht kapnin atë që vinte të blinte tek mua dhe ai hidhte firmën. Me 3 firma unë mbeta në burg. Bëra 4 vjet burg. Mua smë kapën asnjë gjë në shtëpi.

Anila Hoxha: Ka shpërndarës të mitur në fushën e drogës?

Klajdi: Të mitur jo. Unë nuk njoh , të them të drejtën. Mund të ketë. Nuk ia kam idenë.

Anila Hoxha: Po përdorues të mitur ?

Klajdi: Ka plot, sa të duash. Është fushata ime . Jam një me policinë.

Anila Hoxha: E ke nisur ?

Klajdi: Po ,e kam nisur.

Anila Hoxha: Je bërë partner me policinë apo je bërë ndihmësi i tyre ?

Klajdi: Partner jam.

Anila Hoxha: Në cfarë kuptimi?

Klajdi: Në kuptimin që e kam personale tani. O do pastrohet vendi o ska.

Anila Hoxha: Cili ka qenë momenti më i vështirë që ti e ke parë veten keq nga ana shëndetësore?

Klajdi: Edhe rrufën tani prandaj e kam . Vetëm me hundë, ngaqë spi.Vajta kohë që nuk pi . Më ka ngelur pak. Duam kohë të marrim veten ne, tani.

Anila Hoxha: Familja cfarë thotë ? Të mbështesin?

Klajdi: Më mbështesin por ata nuk e dinë që unë e rifillova dhe jam në lënie tani. Unë i kam provuar të dyja periudhat.Me vite kohë. Periudha të gjata , 4 vite pa përdorur drogë dhe 4 vjet duke përdorur drogë. 4 vjet që kam përdorur drogë , nuk je I ndërgjegjshëm. Se ke idenë se cfarë bëhet. Të ikën dita vetëm me drogë. Nuk shijon asnjë gjë. As familje, as shoqëri. As restorante, as të shkosh të pish një gotë me familjen, a me shokët . Asnjë gjë. Është një jetë…Të ikën jeta kot . Në ankth, në stres, për të gjetur dozën, për të blerë dozën.

Anila Hoxha: Faleminderit shumë Klajdi.