![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/mbyllen-shkollat-dhe-cerdhet-kryetari-i-vushtrrise-flet-per-gjendjen-e-jashtezakonshme-pas-vershimeve_648afacc41279.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Dje Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve të mëdha si pasojë reshjeve të shiut.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë për Insajderin se sot situata është më e qetë, por njoftoi se janë mbyllur shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër.
“Mbrëmë e kemi pas një natë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të reshurave dhe daljes nga shtrati të lumit Stena që i ka marrë disa shtëpia andej përgjatë lumit në qytetin e Vushtrrisë. Po ashtu ka pasë edhe disa shtëpi në disa fshatra, por në qytet gjendja u kanë ma kritike, për këtë arsye kemi shpallë gjendje të jashtëzakonshme. I kemi mobilizuar kompanitë private të cilët kanë ardhur në mënyrë vullnetare kanë pastru urat të cilat janë bllokuar për shkak të reshurave”.