Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

“Më 3 qershor Alma është takuar me Sali Berishën”/ Bledi Mane: Ja si e futën në kurth Gjicin me agjentin e SHISH

Video-skandali seksual i ish-kryebashkiakut Safet Gjici shokoi opinionin publik, teksa ende mbetet mister se kush e organizoi.

Gazetari Bledi Mane ngriti akuza të forta, teksa ishte i ftuar në “Rrethi katror”, ku tha se Alma, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie me Gjicin, është takuar më 3 qershor me Sali Berishën.

Ndërkohë vetëm 3 ditë më vonë, më 6 qershor, ajo shkoi në Kukës, ku me ndihmën e një agjenti të Shërbimit Informativ të Shtetit futën në kurth Gjicin.

“SPAK ka tashmë një dosje me filmime dhe dokumente. Në datën 3 qershor zonja Alma Kaçi është pritur në zyrën e Sali Berishës. Janë sekuestruar kamerat e selisë dhe zyrës. Sali Berisha e ka çuar Almën tek Sazan Guri, ku ajo ka marrë një kopje të projektit për qentë e rrugës. Alma Kaçi ka qenë një person i përdorur nga SHIK-u dhe gjatë kohës që ka qëndruar në Durrës, ka qenë nën monitorimin e një inspektori. Ky inspektor ka qenë personi ndërmjetës, që e ka pritur Almën në Kukës, e ka çuar te bashkia dhe ka pritur pasi ka mbaruar gjithçka. Ai nuk dinte t shkarkonte usb-në që i dha Alma, por e ka filmuar nga kompjuteri. Pra, duke ditur një pikë të dobët të Safetit, e sulmuan aty.”- tha Bledi Mane.

Related posts
Lajme

Bajqinovci: Pa u dënuar e sanksionuar Serbia, nuk shoh të ardhme në dialog

Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan