Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Me çfarë të drejte i jepni fjalën Zelenskyt?” Kryeministri Rama përplaset me delegacionin rus në OKB

Shqipëria po drejton ditën e sotme një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Është kreu i qeverisë Edi Rama që po drejton këtë seancë të nivelit të lartë fokusi i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.

Pikërisht çështja e Ukrainës ka përplasur në Këshillin e Sigurimit, delegacionin rus me kryeministrin Rama dhe shkak për këtë është bërë prezenca e presidentit ukrainas.

Edi Rama: Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teksnike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit. Duke pasur temën e debatit të hapur, ne besojmë se ftesa për presidentin ukrainas që të flasë para anëtarëve të Këhsillit ëshyë një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenksin do u japë mundësi anëtarëve të Këshillit t’i përgjigjen fjalëve të tij.