Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

‘Më kanë tallur shumë njerëz’, Sara zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë në fytyrë

Filmi “Në kuadër të dashurisë” pati premierën e tij një natë më parë. Një prej yjeve që parakaloi në tapetin e kuq ishte edhe Sara Hoxha, e cila u shfaq në premierë vetëm, por shkëlqeu. Ajo që ka rënë në sy dhe është komentuar përveç faktit që nuk ishte me Ledrin, ka qenë fakti se Sara është dukur pa humor dhe e mërzitur. Përmes një videoje në “Instastory”, Sara ka treguar se ka bërë një ndërhyrje.

“Më shkruajnë shumë veta pse dukem e mërzitur dhe së fundmi pashë një video në TikTok e cilia shpjegon pse unë dukem e mërzitur. Aty e ka shpjeguar vajza shumë mirë. Kam bërë botox sipër buzëve, që quhet “gummy smile” në mënyrë që kur të qesh mos të më duken mishrat e dhëmbëve. Më kanë pas dalë më parë dhe tani nuk më dalin më. E di, më kanë ndryshuar shumë pamjen. Nuk besoj se do e bëj më, por nuk premtoj. Më kanë tallur shumë njerëz, sidomos njerëzit e familjes që nuk ndalojnë, kanë 2 javë që më tallin. Por ka filluar të zbutet”, ka thënë Sara.
“Gummy Smile” është termi që përdoret për të përshkruar fenomenin e shfaqjes së tepruar të mishrave të sipërm të dhëmbëve gjatë buzëqeshjes.